Klubi i Gironas ka bërë me dije se një futbollist i tyre ka rezultuar pozitiv me Koronavirusin por nuk bëjnë me dije emrin, duke e mbajtur sekret, ndërsa testimi për pjesën tjetër të ekipit ka vazhduar.
Shumë klube kanë vendosur që të mos bëjnë me dije identitetin e lojtarëve të prekur, mes tyre edhe Sampdoria, ku pati plot 5 të infektuar.