FIFA mendon të bëjë revolucion në futboll. Një vendim i detyruar në fakt, për shkak të krizës që pritet të përfshijë klubet e futbollit. Në rrezik janë ato të voglat, që i kanë të pakta burimet financiare dhe po mendohet për një zgjidhje.
Skenari është i tillë, që do të lejojë merkaton për shtatë muaj. Nga korriku e deri në janar klubet mund të bëjnë transferime, duke u dhënë mundësinë klubeve të vogla që të shesin lojtarë. Sigurisht do të humbin në aspektin sportiv, por duhen para.
E gjitha është në kuadrin e një hipoteze për momentin. Në një futboll të tillë do të shikonim shumë lëvizje në mes të kampionatit, që mund të duket e çuditshme. Për një moment krize si ky, mund të jetë një mënyrë e mirë dhe që mund të rezultojë efikase.