Shëndeti i njerëzve është primar dhe të gjithë shtetet e infektuara me koronavirus po i bëjnë thirrje popullatës që të mos dalë nga shtëpia.
“COVID-19” po shkakton mijëra viktima, teksa Italia është vendi më i prekur europian.
Pasoja do të ketë edhe në aspektin ekonomik dhe klubet e futbollit nuk bëjnë përjashtin. Skuadra kampione e Gjermanisë, ka marrë një veprim fantastik në lidhje me këtë çështje. Futbollistët dhe të gjithë pjesëtarët e klubit “bavarez” kanë vendosur të heqin dorë nga 20% i rrogave të tyre.
Duke llogaritur që Bajerni shpenzoi 336.2 milion euro rroga sezonin e kaluar, i bie që të jenë kursyer nga veprimi i fundit rreth 70 milion euro.
Një gjest fantastik në këto kohë të vështira në aspektin shëndetësor, psikologjik dhe financiar.