Në një kohë që koronavirusi ka vendosur në vështirësi financiare miliona njerëz, mijëra biznese dhe kompani, kësaj krize nuk mund t’i shpëtonin as klubet e futbollit, madje edhe ata më të pasurit.
Prej ditësh flitet për reduktimin e pagesave të futbollistëve, ndërsa në pritje të një vendimi të tillë janë edhe disa nga klubet futbollistike në vend. Por vallë a do të reflektojë kjo edhe te Shkëndija, një ndër skuadrat më të fuqishme financiarisht në vend, trajneri Ernest Gjoka, vjen me këtë përgjigje.
“Nuk di të them nëse do të preken, është kryesia që vendos. Ne jemi në pritje të vendimit të kryesisë, kur ta marrin, do ta ndaj me ju” – u shpreh Ernest Gjoka në emisionin “Fan Zone” në SuperSport.