Pakueta largohet nga Milani, por jo edhe nga “Serie A”

Edhe pse Koronavirusi ka bërë që të gjitha kampionatet të pezullohen, klubet që tani kanë filluar të bëjnë llogaritë për sezonin e ardhshëm.

Kështu te Milani pritet të ndodhin ndryshime të mëdha dhe njëri nga lojtarët që do të largohet nga “San Siro” është Lukas Pakueta.

Siç raporton “La Repubblica”, braziliani Pakueta do të largohet nga Milani, por jo nga “Serie A”. Interesim për brazilianin ka shfaqur Fiorentina dhe “violët” janë duke studiuar mundësinë e trasnferimit të Pakuetas.

https://www.evnonline.mk/index/evnhome

Milani i ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurove dhe besohet se Fiorentina mund ta paguaj shifrën e kërkuar nga “Rossonerët”.

Pakueta u transferua te Milani në janar të vitit 2019-të dhe menjëherë shkëlqeu me fanellën “kuqezi”, por këtë sezon nuk ka arritur që ta sigurojë vendin e titullarit dhe tani është i gatshëm të ndryshojë ambient, aty ku do të vinte në shprehje sërish.

Leave a Reply