Skuadra e Napoli ka vendosur që të shtyjë datën për rikthimin e lojtarëve në stërvitje, përkundër se kishte paralajmëruar ndryshe.
Me koronavirusin që po vazhdon të përhapet në Itali, Napoli ka ndjekur veprimet e Lacios, dhe ka shtyrë datën për rikthimin në stërvitje.
Napolitanët kishin njoftuar se skuadra i kthehet stërvitjeve gjatë së mërkurës, por për këtë vendim janë bërë pishman.
Aktualisht, data për rikthimin e skuadrës në stërvitje nuk është publikuar akoma.