Milot Rashica ka klauzolë largimi në kontratën e tij me Verder Bremen në vlerë 38 milionë euro, por ylli kosovar me gjasë do të largohet nga klubi gjerman për një shumë më të vogël parash, sipas gazetës “Kicker”.
E përditshmja kryesore e sportit në Gjermani thotë se përderisa nuk dihet ende se kur apo nëse do të rinisë sezoni aktual në Bundesligë, ky pritet të jetë sezoni i fundit i sulmuesit nga Vushtrria me fanellën e skuadrës së njohur gjermane.
Nëse Verderi ia del ta shmangë rënien nga liga, atëherë Rashica do të jetë i qasshëm për 38 milionë euro falë klauzolës së lirimit që e ka në kontratë, mirëpo në rast se skuadra nga Bremeni bie nga Bundesliga, atëherë me siguri se shqiptari do të shitet për një shumë më të vogël.