Shqipëria është duke iu nënshtruar një shtetrrethimi, teksa sot Qeveria ka ndaluar lëvizjen në tërësi të qytetarëve të saj.
Masa këto të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Koronavirus në vend, ku numri i rasteve të konfirmuara tashmë ka shkuar në 89.
Kryeministri Rama ka bërë thirrje për qëndrimin në shtëpi ndërsa thekson se situata mund të agravojë së tepërmi dhe në Shqipëri të kemi qindra të vdekur.
Ndër të tjera kryeministri Rama duke iu referuar Kroacisë e cila po mendon të bëjë gati për spital stadiumin e Zagrebit ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me “Air Albanian” nëse qytetarët vazhdojnë të mos ju përmbahen rekomandimeve të Qeverisë.