Futbollisti shqiptarë, Ezgjan Alioski, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut së fundmi ka folur rreth ndeshjes që përfaqësuesja e vendit tonë do ta zhvillojë kundër Kosovës.
Kjo ndeshje është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ndërsa edhe pse ishte caktuar fillimisht të zhvillohet me 26 mars, e njëjta do të zhvillohet me 4 qershor të këtij viti në Shkup, kjo për shkak koronavirusit që ka paralizuar gjithë Botën e futbollit. I izoluar në banesën e tij është edhe Alioski, futbollisti me origjinë nga Prilepi, që aktualisht luan në Angli me skuadrën e Lids Junajtedit.
“Po qëndrojmë në banesë dhe secili futbollistë i Lids Junajted ka programin nga stafi teknik se si do të ushtrojë. Unë i kam të gjitha kushtet në banesën time, fitnes, biçikletë e tjerë. Me futbollistë nuk kemi kontakte, vetëm në vrapime dal me bashkëlojtarin tim Kosta. Është pak monotone kjo gjë, por s’kemi çka të bëjmë, sepse nuk varet nga ne. Deri me 30 prill është anuluar kampionati në Championshiip. Çdo informacion i ri që vjen na servohet neve”, – ka theksuar Alisoki.
Sipas tij, Maqedonia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të rinj dhe të mirë, por thotë se “kuqeverdhët” janë më me përvojë.
“Unë dëshiroja që ajo ndeshje të luhet më 26 mars, por u shty tani më për shkak të koronavirusit. Mendoj se të dy ekipet përfaqësuese kanë futbollistë shumë të talentuar, do të jetë një ndeshje interesante. Kujtoj se ne kemi një ekip më me përvojë se sa Kosova. Nëse luajmë siç kemi luajtur gjatë ndeshjeve eliminatore dhe të Ligës së Kombeve mendoj se jemi afër fitores. Skuadra jonë është si një familje, në fushë e ndihmojmë njëri-tjetrin. Ndeshja me Kosovën do të jetë një rast i mirë për të gjithë ne të realzojmë ëndërrat tona që të luajmë në kampionat europian. Muriqin do ta ruaj Visar Musliu. Mendoj se do t’ia dalë me shumë sukses” – është shprehur Alioski.
Ndeshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës pritet të zhvillohet me 4 qershor në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 20:45, kuptohet nëse gjithçka do të ishte në rregull me Koronavirusin.