Milot Rashica është një nga futbollistët më të mirë te Verder Bremeni, teksa në shumë ndeshje ka rezultuar vendimtar për ekipin e tij.
Pikërisht paraqitjet e yllit të përfaqësueses së Kosovës nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ekipet e mëdha, teksa Liverpulli dhe Borusia Dortmundi, janë dy skuadrat që me shumë vëmendje po e përcjellin tashmë një kohë yllin e Kosovës.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala, ka bërë të ditur edhe shumën, të cilën duhet paguar ekipet e interesuara.
“Askush nuk e di të ardhmen e Rashicës në këtë moment. Si fillim do të shikojmë si do përfundojë kampionati. Klubet kanë humbje të mëdha financiare. Nëse Rashica transferohet në ndonjë klub italian, anglez, spanjoll apo francez, atëherë kushton 38 milionë euro”, – ka thënë Lala.