E ardhmja e strategut italian, Masimiliano Allegri vazhdon të jetë e paqartë. Ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit është në kërkim të një klubi të madh për të vijuar karrirën, dhe ofertat për të nuk mungojnë.
Allegri gjatë kësaj periudhe po studion gjuhën angleze me Mançester Junajtedin që është një opsion konkret për të ardhmen e tij, mirëpo informacionet e fundit flasin që strategu italian është më pranë kalimit te kampionët e Francës, Paris Sen Zhermen.
Leonardo e pëlqen shumë teknikun italian, që shihet si pasardhësi ideal i Tomas Tushel, i cili sipas të gjitha gjasave do të shkarkohet në fund të këtij sezoni.
PSZH dhe Allegri kanë nisur kontaktet e para dhe mundësitë janë të mëdha që Masimiliano Allegri të ulet në stolin e kampionëve të Francës në sezonin e ardhshëm.