Skuadra e madhe italiane e Milanit gjatë merkatos së verës në “San Siro” do të tentojë të transferojë mesfushorin e Real Betis, Nabil Fekir.
Sipas Diario AS, “Rosonerët” janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për kartonin e francezit.
Nuk dihet nëse klubi spanjoll do e pranojë këtë ofertë, ngase Fekir iu bashkua Real Betisit në verë nga skuadra e njohur franceze e Lionit.
26-vjeçari këtë sezon ka qenë në formë të mirë duke shënuar 7 gola dhe kontribuar me tri asistime në 22 paraqitje në La Liga.
Mirëpo Milani për të arritur deri te shërbimet e francezit me origjinë algjeriane do të duhet të luftojë me Seviljën, skuadër kjo që gjithashtu ka shprehur interesim për shërbimet e Nabil Fekir.