Jo vetëm Interi, por edhe Juventusi ishte interesuar për sulmuesin belg, Romelo Lukaku. Një gjë të tillë ka zbuluar vetë Lukaku, i cili madje ka treguar edhe arsyen pse në fund kishte zgjedhur të veshë fanellën “zikaltër”.
“Ishte afër, shumë afër, por mendja ime ishte gjithmonë te Interi dhe te trajneri. Kur kam qenë fëmijë, e kam shikuar Adrianon, Ronaldon, Kristian Vierin dhe kështu kur Interi më bëri ofertë, pranova. Konte më ka dashur edhe te Çelzi dhe Juventusi”.
“Ishte sikur, tani është koha të shohim se si është (Në Itali te Inter). Më e rëndësishmja ishte që të kthehem në formë. Është më ndryshe këtu, punohet shumë… ohh zoti im… pyeteni një ditë Eshli Jangun”, – ka thënë duke qeshur Lukaku.