Anulimi i 5 kampionateve kryesorë në Europë për shkak të Koronavirusit ka sjellur dëme kolosale në ekonomi.
Studioja e njohur KPGM ka bërë një përllogaritje dhe rezulton se mbyllja përfundimtare e futbollit do të kushtonte 4 miliardë euro, para të cilat vijnë nga marketingu dhe nga të drejtat televizive.
Këto të fundit mbajnë peshën më të madhe të ekonomisë së futbollit.
Sipas studimit, kampionati që do të kishte më shumë humbje do të ishte ai anglez, me 1.2 miliard euro.
Të drejtat televizive në Premierligë paguhen më shumë se në të gjitha kampionatet e tjera dhe kjo është një nga arsyet pse ky kampionat do ta pësojë më së shumti.
La Liga do të renditej e dyta, me humbjet që shkojnë në 1 miliard euro.
Përsa u përket skuadrave, Reali i Madridit dhe Mançester Junajtid do të ishin më të prekurat sepse janë më të ndjekurat dhe marketingu i tyre është një makineri që prodhon para.
Por UEFA ka besim se situata do të përmirësohet dhe kampionatet do të përfundojnë.
Në rast të kundërt mund të ketë një ndërhyrje drastike për përgjysmimin e rrogave të futbollistëve.