Në pritje për të kuptuar se kur do të rinisë “Serie A”, një nga argumentët e këtyre orëve të fundit është mundësia që klubet të prekin pagat e lojtarëve në rast se sezoni nuk do të mbyllet rregullisht.
Duke parë shifrat, hipotezat janë që të shkurtohet 30% e rrogës vjetore për ata që paguhen me 1.5 milionë e lart.
Ja sa rrezikojnë emrat e mëdhenj:
Kristiano Ronaldo ka një pagë prej 31 milionë eurosh në vit dhe do të humbiste 775 mijë euro çdo muaj, ndërsa De Ligt 200 mijë euro çdo muaj për një pagë vjetore prej 8 milionë eurosh.
Lukaku i Interit ka një pagë prej 7,5 milionë eurosh dhe do të humbiste 187.500 euro çdo muaj, njëjtë sa edhe Higuain i Juventusit.
Argjentinasi tjetër i skuadrës kampione të Italisë, Dibala, do të humbiste 182.500 euro në muaj, ndërsa Rabiot dhe Ramzej nga 170 mijë, transmeton BË.
Pjaniç, me një pagë prej 6.5 milionë euro në vit do të humbiste 162.500 euro çdo muaj, ndërsa Khedira 150 mijë sa edhe Kulibali i Napolit, Dagllas Kosta dhe Xhanluixhi Donaruma i Milanit.
Bonuçi do të humbiste 137.500 euro në muaj, Xheko, Sançez, Aleks Sandro dhe Godin nga 125 mijë, ndërsa Insinje i Napolit do të humbiste 115 mijë euro për çdo muaj.