Beloti largohet nga Torino, por jo edhe nga “Serie A”

Sulmuesi italian Andrea Beloti me shumë gjasa po zhvillon sezonin e tij të fundit me fanellën e Torinos. Italiani 26-vjeçar ka vendosur të largohet edhe përfundimisht nga skuadra e Torinos, pjesë e së cilës skuadër është që nga gushti i vitit 2015-të.

Sipas mediave italiane, Beloti në fund të këtij sezoni do të ndahet me Torinon, për të cilën skuadër numëron gjithsej 179 ndeshje dhe 85 gola të shënuar.

Në garë për nënshkrimin e tij janë dy skuadrat gjigande italiane, Napoli dhe Roma, që po e monitorojnë me shumë kujdes situatën e  26-vjeçarit te Torino, skuadër kjo që po kalon një sezon të vështirë.

Pas 25 xhirove të kaluara në “Serie A”, Torino ndodhet në pozitën e 15-të me 27 pikë.

Leave a Reply