Sulmuesi belg Divok Origi i ka ditët e numëruara te Liverpulli, pasi i njëjti nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Jurgen Klop, i cili e aktivizon vetëm në raste emergjence, ndërsa në këtë pjesë të dytë të sezonit, i ka dhënë më shumë hapësirë japonezit Minamino.
Mirëpo kjo nuk duhet të shqetësojë sulmuesin belg, për shërbimet e të cilit interesohen klube të shumta, përfshirë këtu së fundmi edhe Interin, skuadër kjo që dëshiron të bashkojë dyshen e kombëtares belge dhe që të dy të funksinojnë njëjtë edhe te Interi, me Lukakun si sulmuesi i parë dhe Origin si zëvendësues të tij.
Për më tepër, në skemat e Antonio Kontes nuk përjashtohet edhe mundësia që të dy të luajnë së bashku në formacion, ndaj drejtuesit e Interit janë gati të shfrytëzojnë çmimin e ulët të lojtarit, për ta transferuar atë në “Xhuzepe Meaca” gjatë merkatos së verës.