Ashtu siç u raportua, qëllimi i Formula 1 për të sakrifikuar “pushimin” në gusht me qëllim që të bëjë vend në kalendar në periudhën e verës është tashmë një fakt, pasi në faqen e internetit është bërë zyrtare.
Ekipet e kishin dhënë tashmë ‘OK’-in dhe kjo e mërkurë është mbështetur njëzëri nga Grupi i Strategjisë F1 dhe Komisioni F1, përcjell lajmi.net.
Periudha për të zhvilluar garë verës për Formula 1 ka qenë e avancuar dhe e shtrirë në përgjigje të shpërthimit të koronavirusit.
Pushimi, që është zakonisht dy javë në gusht, kur skuadrat duhet të ndërpresin të gjithë garën dhe aktivitetet e lidhura me makinën për tërë dy javët, është zhvendosur në mars dhe prill.