Jemi ende në muajin e tretë të vitit 2020, i cili nuk ka nisur aspak mbarë në Botën e sportit. Nga zjarret e mëdha të rëna në Australi, te ndërrimi i jetës së Kobi Brajant, për të vazhduar me Koronavirusin, ku humbi jetë trajneri spanjoll, 21-vjeçari Fernando Garsia, tashmë këtë herë është prekur Bota e boksit.
Figura legjendare Roxher Mejuedher ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në moshën 58-të vjeçare, pasi shëndeti i tij ishte rënduar prej disa vitesh
Roxher Mejuedher ndryshe është xhaxhai dhe trajneri i Flojd Mejuedher, ndërsa do të mbahet mend si një ikonë e boksit, i cili gjatë karrierës së tij ishte shpallur dy herë kampion Bote.