Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini dhe nën-kryetari i federatës, Lazar Rakixhiev pas kurfarë simptomesh të koronavirusit kanë përfunduar periudhën prej 14 ditëve nga prania në Kongresin e UEFA-së në Amsterdam (3-17 mars).
Udhëheqësit e shtëpisë së futbollit vendor me rekomandim të Institutit për Shëndet Publik kaluan disa ditë në izolim, pasi u konfirmua se presidenti i Lidhjes së futbollit të Serbisë dhe zëvendësi i tij që gjithashtu ishin të pranishëm në Kongresin e UEFA-së, rezultuan pozitiv në virusin COVID-19.
Pa simptome të koronavirusit pas kthimit nga Amsterdamit janë edhe seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski dhe zëdhënësi, Zllatko Andonovski. Të dy, pas vizitës zyrtare të qendrave për stërvitje dhe kapaciteteve hotelerike për EURO 2020 në Holandë, arritën në Shkup një ditë pas drejtuesve të FFM-së.
Njëkohësisht, Federata e futbollit të Maqedonsië, përmes sekretarit të përgjithshëm, Filip Popovski informon gjithë familjen e futbollit se “Shtëpia e Futbollit” deri më 24 mars 2020, gjegjësisht deri në ditën kur skadon afati i vendosur nga Qeveria e vendit për mundësimin e të drejtës për mungesë në vendin e punës si masë parandaluese për shtrirjen e koronavirusit, do të punojë në mënyrë të kufizuar në aspekt të resurseve njerëzore të pranishme në zyrat e Federatës së futbollit, gjegjësisht në zyra do të paraqiten vetëm ata që do të jenë të obliguar për ndonjë nevojë të pashmangshme.
Për tu zvogëluar frekuentimi, posaçërisht për dokumentet apo kërkesat që më shpesh ju nevojiten klubeve të të gjitha kategorive, kemi mundësuar dokumentet më të kërkuara apo nevojat tjera të pranohen përmes rrugës elektronike.
“Duke pasur parasysh rekomandimet dhe ndalesat e institucioneve përkatëse për prevetivë nga koronavirusi, ky vendim është i arsyeshëm. Po ndodh diçka deri tani e paparë në futboll dhe në sport në përgjithësi. Patjetër të jemi të brengosur për shëndetin e të gjithëve që janë të lidhur me organizatën tonë. Kjo është situatë e jashtëzakonshme dhe patjetër të bartemi me këtë. FFM ndaj këtij problemi vepron me përgjegjësi maksimale. Jeta dhe shëndeti i njerëzve patjetër për gjithë ne të jetë në vend të parë”, shprehet sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski.