Futbollisti i mirënjohur japonez, Keisuke Honda ka shënuar golin e 100-të në karrierë, në barazimin 1:1 që Botafogo e tij e regjistroi kundër Bangu.
Në këtë mënyrë japonezi bëhet i vetmi futbollist që ka shënuar në gjashtë kontinente. Gjithçka ka nisur nga në Japoni, ku ai hodhi hapat e parë në karrierë.
Me fanellën e Nagoya Grampus ai shënoi golat e parë si futbollist profesionist, në total 13. Më pas u transferua në Europë, në vitin 2007 dhe fillimisht u aktivizua me VV-Venlo në Holandë.
26 gola të realizuar me holandezët, më pas 27 gola me CSKA Moskën në Rusi, për t’u transferuar te gjigandët italian të Milanit, ku realizoi 11 herë.
Pas Azisë dhe Europës e kishte radhën Amerika e Veriut, ku me Pachuka në Meksikë e gjeti rrugën e rrjetës 13 herë. Eksperienca tjetër e Honda ishte në Australi, me Melbourne Victory. 8 gola në një periudhë shumë të shkurtër.
Dy gola të shënuar në Afrikë me kombëtaren japoneze në Botërorin e vitit 2010, duke kompletuar rekordin e tij dhe duke u futur në histor, duke realizuar në 6 kontinente të ndryshme, Europë, Azi, Afrikë, Amerikë e Veriut, Amerikë e Jugut dhe Australi.