Portieri slloven, Samir Handanoviç është një element shumë i rëndësishëm te skuadra e Interit. Mungesa e tij pas dëmtimit u ndje shumë këtë sezon te skuadra “zikaltër”, drejtuesit e së cilës prej kohës po mendojnë të nënshkruajnë një kontratë të re me Handanoviç.
Ky i fundit është i gatshëm të firmos deri qershorin e vitit 2022, praktikisht duke menduar kështu edhe mbylljen e karrierës me Interin.
Nga ana tjetër skuadra nga “Xhuzepe Meaca” po mendon edhe për pasuesin e tij, ndërsa sipas asaj që shkruan “Gazetta Dello Sport”, sërish vjen nga Udineze, pasi Interit i pëlqen Juan Musso.
Ai vlerësohet me 30 milion euro nga klubi friulian, teksa nga kampi “zikaltër” mendojnë ta blejnë në verë dhe ta lënë një vit tek Udinese, në mënyrë që ai të rritet dhe maturohet edhe më shumë para se ti bashkohet skuadrës së Antonio Konte.