Totenhami do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë në rradhët e veta edhe shumë kohë sulmuesin anglez, Hari Kejn.
Dëshira e Kejn është që të jetë pjesë e një skuadre që do të luftojë për titull, ndërsa pikërisht skuadrat që interesohen për të kanë pretendime të tilla.
Fjala është për shumë herë kampionët e Spanjës dhe Italisë, Real Madrid dhe Juventus, që e pëlqejnë sulmuesin e Totenhamit.
Reali ka marrëdhënie të mira me Totenhamin, dhe kjo mund të luaj një rol të rëndësishëm në bisedimet eventuale për transferimin e Kejn në “Santiago Bernabeu”, ndërkohë te Juventusi e
e shohin si partnerin ideal të Kristiano Ronaldos, një emër ky që mund të ndikojë lehtësisht në vendimin e vetë Hari Kejn, për të qenë partner sulmi me një ndër futbollistët më të mirë të futbollit modern.
Ndërkohë në anën tjetër Totenham do mundohet ta mbajë në skuadër, pasi Kejn shihet si një nga futbollistët kryesorë dhe nga më të dashurit e tifozëve të skuadrës londineze.