Cili futbollistë shënon për 1:0 më së shumti në La Liga?

Golat e shënuar në futboll nuk kanë peshën e njëjtë. Goli për 1:0 konsiderohet si një ndër golat vendimtarë. Të dhënat statistikore tregojnë se sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, është futbollisti që më së shpeshti shënon golin hapës në La liga, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjellë “infOSport.mk”.

Sulmuesi francez një gjë të tillë me fanellën e “mbretërve” gjatë këtij sezoni e ka bërë plotë 7 herë.

Pas tij në këtë klasifikim ndodhet Lionel Messi i Barcelonës dhe Raul Garsia i Atletik Bilbaos, që në 6 raste kishin shënuar golat e parë të epërsisë për skuadrat e tyre.

Pasojnë emra si Antuan Grizman (Barcelona), Zherard Moreno (Viljareal), Lukas Okampos (Sevilja) dhe Martin Brejtuejt (në kohën kur luante te Leganes), të cilët të parët në ndeshjet e skuadrave të tyre kishin shënuar në plotë 5 ndeshje.

Leave a Reply