Renditja tabelare e stinorit pranveror, ja ku ndodhen Shkëndija dhe Vardari!

Në mungesë të ndeshjeve futbollistike në vend, është koha për statistika, e që kanë të bëjnë me pjesën pranverore dhe renditjen tabelare pas 5 xhirove të para. “infOSport.mk” ju sjellë renditjen në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut në 5 xhirot e para, e ku bie në sy performanca e shkëlqyer e Rabotniçkit, skuadër kjo që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e fundit, teksa tashmë në pranverë po udhëheq vallën nën drejtimin e strategut serb, Ratko Dostaniq.

Rabotniçki ka regjistruar 4 fitore dhe vetëm një barazim në 5 ndeshjet e para pranverore, duke tubuar plotë 13 pikë, një më shumë se Renova e Bujar Islamit, që gjithashtu po kalon momente të shkëlqyera në elitën e futbollit vendor.

Skuadra nga Xhepçishti ka regjistruar 4 fitore dhe vetëm 1 disfatë, duke lënë pas vetes Vardarin, që me 3 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë ka tubuar 10 pikë.

Pason Sileksi, që bashkë me Rabotniçkin në këto 5 xhiro të para është skuadra e dytë që nuk ka pësuar disfatë, ndërsa Shkupi, Shkëndija dhe Boreci me nga 7 pikë mbajnë pozitat 5, 6 dhe 7.

Me vetëm një fitore dhe 4 disfata, Makedonija GJ.P ndodhet në një pozitë jo të volitshme, derisa dy skuadrat më të dobëta të stinorit pranveror rezultojnë të jenë Akademia Pandev dhe Struga Trim Lum, që nuk kanë marrë asnjë fitore, transmeton “infOSport.mk”.

Pikërisht rezultatet negative sollën edhe deri te ndarja me trajnerët që nisën sezonin 2019/2020, Jugosllav Trençovski, gjegjësisht Jeton Beqiri, ndërsa vlen të theksohet se viktimë të rezultateve të dobëta ishin edhe Qatip Osmani i FC Shkupit dhe Naxhi Shensoi i Makedonija GJ.P.

🛑 Ja si do të dukej renditja tabelare në LPFMV nëse do llogarisnim vetëm ndeshjet e stinorit pranveror 👀👀👀🔶RABOTNIÇKI I FUNDIT NË VJESHTË, I PARI NË PRANVERË 🔝🔝🔝

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 15 март 2020 г.

Leave a Reply