Te Milani po fillojnë t’i humbasin shpresat për qëndrimin e portierit të parë, Xhanluixhi Donaruma.
Gardiani italian me “kuqezinjtë” ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 dhe agjenti i tij nuk po pranon rinovimin. Mino Raiola ka refuzuar të gjitha propozimet e drejtuesve milanez.
Klubi italian nuk mund të rrezikojë ta humbasë 21-vjeçarin me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm dhe do detyrohet ta shesë në merkaton e verës.
Alternativat për pasuesin e tij janë dy sipas mediave italiane, Salvatore Sirigu dhe Aleks Meret.
I pari është 33 vjeç, mbron portën e Torinos dhe ka një eksperiencë të madhe mes shtyllave. I dyti është 11 vite më i ri dhe është pjesë e Napolit.
Meret debutoi me kombëtaren e Italisë nëntorin e vitit të kaluar dhe cilësohet si një ndër portierët e së ardhmes.