Turqia është një nga vendet që ende nuk e ka ndaluar futbollin, edhe përkundër situatës së krijuar nga Koronavirusi. Numri i pakët i personave mund të jetë arsyeja që Federata turke e futbollit ende nuk i ka pezulluar aktivitetet sportive.
Megjithatë, ndeshjet zhvillohen me dyer të mbyllura kjo si masë parandaluese. Por, kjo nuk i ka penguar tifozët e Koçaelispor për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.
Engeller koysalar önüme, bağlayıp götürseler ipe; kara toprağa girerim seninle…☠️ pic.twitter.com/Br9u05kCF2
— Ultras Gulf (@ultrasgulf) March 15, 2020
Ata i bënë një pritje të madhe ekipit, derisa futbollistët po i afroheshin stadiumit me autobusin e tyre. Ishin disa tifozë të cilët kishin marë masa nga “Covid-19” dhe pritën me flakadanë ekipin e tyre. Një gjest shumë i bukur ky nga ultrasit e Koçaelispor, skuadër kjo që në fund i shpërbelu gjithë ata, duke mundur ekipin e Alemdag me rezultatin 3:0, në ndeshjen e vlefshme të javës së 27-të në Ligën e tretë (Grupi 2).
Me këtë fitore ata hodhën një hap të madh drejt rikthimit në Ligën e Dytë turke, duke pasur parasysh se tashmë kryesojnë renditjen me 64 pikë, 14 më shumë se skuadra e vendit të dytë, Belediye Derince.