Rrezikohet  transferimi i Sane te Bajern Munihu, shkak koronavirusi!

E ardhmja e Leroj Sane është edhe më e diskutueshme pas pezullimit të Premierligës. Anësori i Mançester Sitit, 24 vjeç, ka qenë prej kohësh në listën e Bajernit të Munihut.

Por gjermanët duan të shohin Sane të provojë fizikun e tij në ndeshje pas shtatë muajsh jashtë fushe.  Dhe me pezullimin e pothuajse të gjithë kampionateve, anësori nuk do të ketë asnjë shans ta plotësojë kërkesën e Bajernit për një të ardhme të afërt.

Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e parë që nga dëmtimi i ligamenteve të gjurit në “Community Shield” në gusht, të cilën Siti e fitoi në penallti,  megjithëse ai u paraqit me skuadrën U-13 kundër Arsenalit në shkurt.

FA, Premierligë dhe EFL njoftuan të premten pezullimin tre javor për të gjithë futbollin profesional në Angli për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Sane është rikthyer në stërvitje të plotë për herë të parë që kur dëmtoi ligamentet e gjurit në gushtin e kaluar.

Leave a Reply