Mbrojtësi i Valencias, Ezekuel Garaj ka njoftuar në rrjetet sociale se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, duke u bërë kështu lojtari i parë në La Liga që infektohet me këtë sëmundje ngjitëse.
Qendërmbrojtësi argjentinas u bë lojtari i parë në La Liga që infektohet me koronavirus, i njohur si COVID-19, dhe ka bërë thirrje për qetësi dhe se do të futet në vetëizolim.
“Është e qartë se vitin 2020 e kam nisur keq. Kam dalë pozitiv në testin për koronavirus. Ndihem mirë dhe tani më mbetet vetëm t’i kushtoj vëmendje udhëzimeve shëndetësore të dhëna nga autoritetet, pra të izolohem”, – shkroi Garaj në rrjetet sociale, raporton GE.
E tërë skuadra e Valencias u testua para dy ditëve dhe Garaj është lojtari i parë që rezulton pozitiv me virus.
Kjo nënkupton se të gjithë bashkëlojtarët dhe punëtorët që kanë qenë në kontakt me të në ditët e fundit duhet të futen në karantinë për ta parandaluar shpërndarjen e virusit.