Derbi i zjarrtë Galata – Beshiktash mbyllet me barazim

Java e 26-të në elitën e futbollit turk dhuroi derbin e zjarrtë midis Galatsarajit dhe Beshiktashit, ndeshje kjo që në fund u mbyll me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë u zhvillua para tribunave të zbrazura të “Turk Telekom”, ndërsa kjo gjë nuk u pengoi aq shumë futbollistëve brenda fushës së lojës për të shfaqur njërën nga ndeshjet më interesante të këtij edicioni.

Dy skuadrat kishin mundësi të pafundme shënimi, por që në fund u pajtuan të mbyllnin ndeshjen me rezultatin e barabartë, për të marrë kështu vetëm nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Galatasaraji vazhdon të mbajë pozitën e tretë në renditje me 50 pikë, 3 më pak se dy skuadrat kryesuese Trabzonspor dhe Beshiktash, që më herët kishin barazuar me shifrat 1:1.

Ish futbollisti i Beshiktashit, Demba Ba kishte shënuar golin e parë të këtij takimi, duke kaluar Bashakshehirin në epërsi në minutën e 56-të, derisa barazimin skuadrës vendase të Trabzonspor i’a siguroi Martin Shkrtell në minutën e 63-të.

Leave a Reply