Në Argjentinë tashmë ka një çështje, River Plejt. Një nga klubet me më shumë trofe dhe më të dashur në Argjentinë ka vendosur të mos zbresë në fushë për ndeshjen ndaj Atletico Tucuman për “Copa de Superliga” për shkak të emergjencës ndaj koronavirusit.
Por menjëherë pas vendimit të drejtuesve të River Plejt për të mos luajtur ndaj Atletico Tucuman ka reaguar liga argjentinase e futbollit që ka bërë me dije se do të ndëshkojë skuafdrën e njour argjentinas dhe do të marrë masa nëse skuadra nuk zbret në fushë për sfidën e sotme.
Në Argjentinë numri i të infektuarëve ka shkuar në 34 dhe qeveria ka vendosur të luhet me porta të mbyllura.