Kampionatet europiane që janë pezulluar do të mbarojnë në fund të muajit qershor, ndërsa Premierliga angleze mund të jetë mbyllur përfundimisht për këtë sezon.
Klubet angleze nuk pranojnë të rikthehen në fushën e blertë prej frikës së koronavirusit.
Ndërkohë e përditshmja e njohur “Telegraph” raporton lajmin e bujshëm, sipas së cilit Liverpulli i Jurgen Klop pritet të shpallet kampion të shtunën e ardhshme.
Burime pranë Federatës thonë se asnjë prej klubeve nuk është kundër këtij vendimi. Skuadra e Klop numëron 82 pikë, plotë 25 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Mançester Siti, ashtu që titulli është totalisht i merituar për skuadrën nga “Enfilld Roud”.
Në këtë mënyrë ata do të festonin titullin kampion pas plotë 30 vitesh, dhe asnjë skuadër nuk do të largohej nga kategoria, teksa nga “Championship” në mesin e më të mirëve do të inkuadroheshin dy skuadrat më të mira në renditje, që do të ishte një lajm i mirë për Lids Junajtedin e Ezgjan Alioskit, që aktualisht mban pozitën e parë si dhe për ish skuadrën e Artim Shaqirit, Uest Bromuiç Albionit, që ndodhet në pozitën e dytë.
Kjo do të bënte që Premierliga angleze në sezonin 2020/2021 të numëronte plotë 22 skuadra.