Iliçiç vjen me një dhuratë simbolike për mjekët që po luftojnë koronavirusin në Itali

Josip Iliçiç po kalon momentet më të mira në karrierë. Slloveni po shkëlqen vitin 2020, ndërsa vlen të theksohet se në 14 ndeshjet e fundit ka shënuar 17 gola, 4 prej të cilëve në ndeshjen e fundit kundër Valencias në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian.

Si shumica e futbollistëve pas përfundimit të ndeshjes edhe slloveni kishte marrë topin me vete, në shenjë rikujtimi, ndërsa sot po të njëjtin Josip Iliçiç kishte vendosur t’ua dhurojë mjekëve të qytetit të Bergamos, në shënjë falënderimi për punën që mjekët po bëjnë në luftën kundër “Covid-19”.

Dhuratë simbolike, por me domethënie të madhe nga slloveni, i cili me Atalantan po zhvillon edhe një sezon tjetër fantastik.

– Josip ILIÇIÇ1⃣7⃣ gola në 1⃣4⃣ ndeshjet e fundit 🔥🎩👌

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 10 март 2020 г.

Leave a Reply