Zhikica Tasevski edhe zyrtarisht është emëruar në postin e trajnerit te Makedonija GJ.P.. Një gjë të tillë “infOSport.mk” paralajmëroi që gjatë ditës së djeshme, ndërsa takimi i dytë i djeshëm pas dite mes drejtuesve të skuadrës shkupjane dhe strategut 42-vjeçar, si duket ka rezultuar pozitiv, pasi palët kanë precizuar të gjitha detajet.
Tasevski në postin e trajnerit te Makedonija GJ.P do të zëvendësojë strategun prizrenas, Naxhi Shensoi, i cili me “verdhekuqtë” në 3 ndeshjet e fundit pësoi po aq disfata, duke larguar dukshëm skuadrën nga pozitat që sigurojnë Europën.
LEXO GJITHASHTU: Tasevski rikthehet në skenë, do të drejtojë këtë skuadër në LPFMV!
Tasevski në krye të Makedonija GJ.P do të qëndrojë deri në fund të sezonit, ndërsa nëse i njëjti do të arrinte të bëjë mrrekulli dhe të dërgojë skuadrën në garat europiane, me shumë gjasa qëndrimi i tij do të vazhdojë.
Makedonija GJ.P pas 23 javëve kampionat ndodhet në pozitën e 6-të me 29 pikë, vetëm 6 pikë larg Shkëndijës së pozitës të tretë, pozitë kjo që siguron eliminatoret e Liga Europa.
Добредојде Жикица Тасевски 🦁🦁💪💪
Публикувахте от ФК Македонија Ѓорче Петров 1932 в Петък, 13 март 2020 г.