Premierliga angleze ka konfirmuar që të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave do të zhvillohen sipas orarit të planifikuar.
Kryeministri i Britanisë ka këshilluar që të gjitha ngjarjet sportive të vazhdojnë me normalitet, edhe përkundër faktit se në shumë liga të tjera të futbollit, përfshirë këtu edhe futbollin tonë vendor, ndeshjet e planifikuara janë shtyrë për një afat të pacaktuar.
Bundesliga sipas informacioneve të fundit po planifikon madje edhe përfundimin e sezonit që tani.