Struga Trim Lum nuk ka pritur shumë për emërimin e trajnerit të ri, njofton “infOSport.mk”.
Pas ndarjes me Jeton Beqirin, skuadrën në ndeshjen e djeshme kundër Vardarit e udhëhoqi ndihmësi Meriton Gega, ndërsa prej sot ekipin strugan do ta udhëheq Srgjan Zaharievski, një emër i njohur ky si futbollistë, ku sukseset më të mëdha i arriti me Sileksin, ndërsa gjithashtu si trajner kishte punuar edhe me Metalturgun dhe Pelisterin.
Do të jetë ky angazhimi i tretë në skuadrat nga vendi për 46-vjeçarin, i cili do të ketë një detyrë të vështirë për të shpëtuar Struga Trim Lumin nga rënia në Ligën e Dytë.
Struga Trim Lum dhe Zaharievski kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.