Futbolli evropian është duke kaluar një nga momentet më të vështira në historinë moderne.
Pas “Serie A”, është edhe La Liga ajo që ka vendosur të ndërpresë garat për dy javët e ardhshme për shkak të përhapjes së Koronavirusit.
Federata Spanjolle ka vendosur që të gjitha nivelet e futbollit profesionist do të shtyhen.
Ndeshjet pritet të rikthehen pas dy javësh nëse nuk ka përkeqësim të situuatës lidhur me koronavirusin.