Komisioni për gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë vendosi të pezullojë për kohë të pacaktuar kampionatin kombëtarë në Ligën e Parë, Ligat e Dyta e të Treta, si dhe kampionatin e femrave dhe futsallin.
Vendimi u mor pas rekomandimeve dhe ndalesave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e virusit COVID-19, i cili përfshin ndalimin e të gjitha tubimeve publike dhe private, pavarësisht nga rëndësia apo numri i pjesëmarrësve-koncerte, teatro, kinema, palestra sportive, palestrave, e kështu me rradhë.
Paraprakisht, në pajtueshmëri me rekomandimet dhe ndalesat e Qeverisë së Maqedonisë për parandalimin e virusit COVID-19, Komisioni për futbollin e moshave solli vendim për ndërprerjen e gjithë garave në kategoritë e reja dhe ndeshjet e Ligave të Fëmijëve të FFM-së të pezullohen për dy javët e ardhshme.