Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Shqipërisë ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës pas rasteve të shfaqura me COVID-19 në Shqipëri.
Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit shqiptarë.