Pasi eliminoi Liverpullin nga Liga e Kampionëve, sulmuesi i Atletiko Madridit, Diego Kosta, ishte në gjendje të merrte vëmendjen edhe pse nuk shënoi asnjë gol mbrëmë në fitoren 3:2 të skuadrës së tij në “Enfilld Roud”. Madje ai u zëvendësua në minutën e 56-të nga heroi i takimit, Marko Lorente, vendim ky që në ato momente nuk u prit aspak mirë nga ana e Diego Kostas, i cili i nervozuar godiste shishet me ujë pranë stolit të skuadrës së tij.
Megjithatë një gjë të tillë si duket sulmuesi i “jorganxhinjëve” e kishte harruar shumë shpejtë, pasi pas përfundimit të ndeshjes ai ishte i disponuar madje edhe për humor, që e bënte në adresë të gazetarëve.
31-vjeçari i injoroi kërkesat për një intervistë, ndërsa përveç kësaj ai kollitej dhe qeshej derisa po kalonte për rreth gazetarëve në Press zonën në stadiumin në “Enfilld Roud”.
Ai në këtë mënyrë ironizoi edhe me frikën nga rreziku prej koronavirusit.
Diego Costa is a madman pic.twitter.com/thZQmzusFM
— RrT (@RealRTalk1) March 12, 2020