Koronavirusi është bërë shqetësim tashmë në të gjithë Botën. Ndeshja e Liga Europa midis Seviljas dhe Romës nuk do të zhvillohet.
Roma ka bërë të ditur se nuk do të udhëtojë drejt Spanjës për ndeshjen që duhej zhvilluar nesër mbrëma.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Romës në rrjetin social “Tëitter”.
“Roma nuk do të udhëtojë për në Spanjë për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sevillas, për shkak të mungesës së autorizimit nga autoritetet lokale. Më shumë detaje do të njoftohen nga UEFA”, thuhet në komunikatën e Romës.