Vazhdime të zjarrta, dy gola brenda 7 minutave në “Enfilld Roud” (VIDEO)

Në “Enfilld Roud” po zhvillohen vazhdime dy herë nga 15 minuta, pasi koha e rregullt nga ndeshja midis Liverpullit  dhe Atletiko Madridit, e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve u mbyll me fitoren minimale 1:0 të skuadrës angleze, rezultat ky i njëjtë sikurse ai i ndeshjes së parë kur në “Vanda Metropolitano” fitonte Atletiko Madridi, njofton “infOSport.mk”.

Kështu ndeshja duheshe të shkojë në vazhdime, aty ku 7 minutat e para po da dalin të jenë shumë të zjarrta, pasi në këtë interval kohor u shënuar dy gola, nga një në secilën anë.


GOLAT NGA NDESHJA LIVERULL – ATL.MADRID, NDIQNI KËTU


Ishte Firmino ai i cili në minutën e 94-të shënoi golin e dytë për Liverpullin, duke e dërguar në ato momente skuadrën kampione të Europës në çerekfinale, mirëpo për vetëm pas kohë, pasi vetëm 3 minuta më pas Markos Lorente duke shfrytëzuar gabimin e portierit Adrian, shënoi golin e parë në rrjetën e vendasve, për rezultat 2:1.

Ky rezultat Atletiko Madridin e dërgon në mesin e 8 skuadrave më të mira në Lilgën e Kampionëve.

Leave a Reply