Shkëndija do të mirëpret Rabotniçkin, me shpresë se një fitore nga kjo përballje do të shëronte plagët e trazuara nga fundjava e kaluar, kur kjo skuadër u mund nga skuadra e vendit të fundit në tabelë, Boreci, shkruan “infOSport.mk”. Të përzgjedhurit e trajnerit Ernest Gjoka kanë detyrim fitoren përballë “romantikëve”, edhe pse strategu i “kuqezinjëve” në këtë takim do të duhet të zbres në fushë pa goleadorin e këtij sezoni, Armend Alimi.
Ky i fundit shënoi që të dy golat në disfatën 4:2 ndaj Borecit fundjavën që lamë pas, por njëkohësisht në minutën e 83-të u ndëshkua me të verdhë, duke mbushur normën e 5 kartonëve, që automatikisht thonë që Alimi duhet të pauzojë sot ndaj Rabotniçkit.
E keni ditur ❓❓❓Armend Alimi me 9 gola të shënuar aktualisht është golashënuesi më i mirë te Shkëndija. Ajo që vlen të…
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 8 март 2020 г.
Megjithatë mesfushori kumanovar nuk është mungesa e vetme në këtë përballje, pasi për të njëjtën arsye (5 kartonë të verdhë) do të mungojë edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Gledi Mici.
Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë në disponim të trajnerit, përfshirë këtu edhe Enur Totren, i cili mungoi në ndeshjen në Veles.
Përballja Shkëndija-Rabotniçki do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00. Prania e publikut është e ndaluar, ndërsa takimi do të mund të ndiqet në transmetim direkt në MTV1 dhe Arena Sport.