Shkëndija humbet sërish, Vardari fiton, tashmë Sileksi e ndjek nga pas

Janë mbyllur takimet e javës së 23-të në elitën e futbollit vendor, ku Shkëndija sërish ka zhgënjeyr tifozët e saj, duke pësuar këtë herë si vendas në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Ernest Gjoka u mundën nga Rabotniçki (0:1), skuadër kjo që në këtë mënyrë i dha fund agjerimit prej 5 viteve e gjysmë pa fitore në Tetovë ndaj Shkëndijës.

Hapin e gabuar të Shkëndijës, në maksimum e shfrytëzoi Vardari që minimalisht 1:0 mundi Struga Trim Lum dhe tashmë shqetësim pas vetes ka Sileksin dhe jo Shkëndijën.

Skuadra nga Kratova edhe në ndeshjen e 12-të kampionale nuk u mposht, pasi sot në Çair barazoi 1:1 ndaj FC Shkupit.

Një fitore të madhe në transfertë morri Renova, që falë golit të shënuar nga Bashkim Veliu mundi minimalisht 1:0 Akademia Pandevin, ndërsa fitores këtë javë iu gëzua edhe Boreci që në Shkup ngadhnjeu ndaj Makedonija Gj.P.

LPFMV – Java 23

Shkëndija 0:1 Rabotniçki
Vardari 1:0 Struga T&L
FC Shkupi 1:1 Sileksi
Makedonija Gj.P 0:2 Boreci
Ak.Pandev 0:1 Renova

Leave a Reply