Mbrojtësi i Juventusit. Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga vetë skuadra kampione e Italisë, përmes një deklarate të lëshuar të mërkurën në mbrëmje.
“Juventus Football Club aktualisht po aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të planifikuar nga rregulloret, duke përfshirë një kontroll për të gjithë ata që kishin kontakte me të”.
“Bardhezinjtë” patën sot një seancë stërvitore, kështu që kjo do të nënkuptojë në mënyrë efektive futjen e tërë skuadrës dhe stafit në karantinë.
“Seria A” është pezulluar deri më 3 prill, mirëpo skuadra e Juves javën e ardhshme do të duhet të zhvillojë ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër francezëve të Lionit.