Kampionati elitar vendor vijon edhe sot në mesjavë me përballjet e javës së 23-të, njofton “infOSport.mk”. FC Shkupi në Çair do të luajë kundër Sileksit, në një tjetër takim që do të zhvillohet pa praninë e publikut, pasi me rekomandim të Qeverisë së vendit nuk lejohet prania e tifozëve në eventet sportive në 30-të ditët e ardhshme, shkaku i masave parandaluese për përhapjen e korona virusit.
Ndërkohë jo për shkak koronavirusit, po për shkak kartonëve te FC Shkupi në ndeshjen e sotme ndaj Sileksit do të mungojnë mbrojtësi Darko Ilievski dhe futbollisti ofenziv, Lamine Diak.
Pjesa tjetër e skuadrës është në gatishmëri, ndërsa edhe në këtë ndeshje skuadra “bardhekaltër” nga Çairi do të udhëhiqet nga kapiteni, Muharem Bajrami, i cili për herë të pestë do të udhëheq FC Shkupin në rolin e trajnerit.