Etien Tare ka zgjedhur të ecë në gjurmët e të atit. Djali i drejtorit sportiv të Lacios nuk e fsheh origjinën e tij dhe këtë e tregon hapur edhe në bisedë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Dje, teksa ka ftuar ndjekësit e tij në “Instagram” që t’i bëjnë pyetje, disa shqiptarë e kanë pyetur për pushimet në Vlorë dhe të tjerë e kanë pyetur për cilën prej përfaqësueseve do të zgjedhë që të luajë.
Tare, përveç mundësisë për të luajtur me Shqipërinë, ka shanse edhe të pasaportës italiane sepse ka lindur në Bresha, ka edhe atë gjermane për nga mëmësia.
Mirëpo, përgjigjja e djalit të ish-bomberit të Kombëtares shqiptare është një mesazh krenarie: “Vetëm Shqipërinë”, teksa ka postuar disa flamuj kombëtarë. Më tej, djaloshi që është pjesë e të rinjve të Lacios, është përgjigjur edhe se pret me padurim që të vijë për pushime në Vlorë.