Bashkim Veliu: E kemi studiuar mirë Ak.Pandevin, shpresojmë t’ia arrijmë qëllimit

Renova pas fitores së madhe ndaj Vardarit në fundjavë, sot do të ketë një transfertë të vështirë ndaj Akademia Pandevit, që në pranverë nuk është aspak hija e asaj skuadre që kishte një start të hatashëm në fillimin e këtij sezoni aktual, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht paraqitjet e tyre të fundit, por edhe ecuria pozitive e skuadrës tetovare, bënë që Bashkim Veliu i Renovës të shpresojë në një rezultat pozitiv nga ky udhëtim. Ai thotë se e kanë studiuar mirë kundërshtarin dhe se më një qasje shumë serioze dhe disciplinë në lojë, në fund mund t’ia arrijnë qëllimit, që nga Strumica të kthehen të pamposhtur.

“Shpresojmë të përsërisim ndeshjet e fundit me të njëjtin angazhim dhe disciplinë. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi qe do të na jepet gjatë ndeshjes së sotme dhe në fund ti gëzohemi rezultatit pozitiv dhe të vazhdojmë ecurinë pozitive në kampionat. Skuadra e Akademia Pandev është skuadër solide, mirëpo besoj që ne kemi studiuar mirë ndeshjet e tyre dhe mendoj që në fund do t’ia arrijmë qëllimit tonë” – është shprehur Bashkim Veliu për faqen zyrtare të klubit tetovar.

Ndeshja midis Akademia Pandev dhe Renovës do të zhvillohet në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë me fillim në ora 14:00, ndërsa edhe kjo ndeshje si gjithë të tjerat do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak frikës së përhapjes së koronavirusit.

Leave a Reply