Skuadra kampione e Bajernit të Munihut ka intesifikuar bisedimet për të rikthyer në skuadër ish mesfushorin e saj, Toni Kroos.
Skuadra gjermane është e prirë të rikthej në skaudër 30 vjeçarin, dhe të njëjtën do të tentojë ta bëjë gjatë verës.
Një gjë të tillë raporton “Diariomadridista”, sipas së cilës “bavarezët” janë më se të vendosur për të rikthyer në skuadër ish kampionin e Botës, i cili me Gjermaninë në vitin 2014-të ngriti lartë trofeun e Kupës së Botës.
Kros te Reali i Madridit nga rradhët e Bajernit të Munihut u transferua u në vitin 2014, dhe ka shijuar një aventurë të sukseshme me shumë tituj të fituar.
Megjithatë vlen të theksohet se përveç Bajernit të Munihut, situatën rreth Toni Kros, po e ndjekin edhe dy skuadra tjera gjigande nga Europa, Mançester Junajtedi dhe Paris Sen Zhermeni.