Tashmë është zyrtare. Edhe Federata Spanjolle ka vendosur që për dy javët e ardhshme ndeshjet e La Ligës të zhvillohen me dyer të mbyllura.
E gjithë kjo bëhet për të ndaluar përhapjen e Koronvirusit, gripi i cili tashmë po përhapet me shpejtësi në të gjithë Europën.
Ndeshjet nuk do të pezullohen, siç ndodhi në kampionatin Italian, por do të luhen pa tifozë. Kështu do të ndodhë edhe me ndeshjet në La Liga 2.
Një lajm jo i mirë për të gjithë futbolldashësit, pasi situata tashmë është bërë tejet serioze, nëse marrim marasysh pezullimin e ndeshjeve të “Serie A” deri me 3 prill, por edhe faktin se shumë ndeshje në Europë janë shtyrë ose zhvilluar pa tifozë, përfshirë këtu edhe disa ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa, që pritet të zhvillohen me dyer të mbyllura.